Për të apasionuarit pas adrenalinës, reparti Q i Aston Martin ka realizuar një ekzemplar unik që u prezantua në “Goodwood Festival of Speed”. Bëhet fjalë për Vantage GT12 Roadster me një motor V12 dhe është prodhuar në vetëm 100 ekzemplarë.
Kjo është vetura Roadster më ekstreme e Aston Martin dhe është prodhuar brenda nëntë muajsh. Kjo është gjithashtu hera e parë që kompania britanike prodhon një veturë krejtësisht të pazakonte me specifika sias dëshirës së një klientit, duke treguar vëmendjen e markës për klientët e saj dhe aftësitë për të personalizuar të repartit Q të Aston Martin, që mund të mbështetet gjithashtu në bashkëpunimin e plotë të Aston Martin Advanced Operations, që ka prodhuar GT12, GT8, Vulcan, Lagonda Taraf dhe One-77.
Modeli më i veçantë i Vantage arrin të çlirojë 600 kuaj fuqi. Skeleti i Vantage GT12 Roadster është i pajisur me shtojca të veçanta me fibra karboni, ndërsa nën kofano gjejmë një V12 6 litra, i pajisur me një impiant të veçantë shkarkimi prej titani.
Kambioja është automatike me shtatë marshe dhe normalisht është me traksion mbrapa. Boja e jashtme dhe veshja e brendshme janë elemente unike të këtij ekzemplari. Marka nuk e ka publikuar çmimin e këtij modeli unik të bërë me porosi.

Saab: Modelet që kanë bërë historinë


Vaji i Linit dhe vetitë e tij shëndetësore

Fushatat më të bukura të vjeshtë-dimër 2016-2017

Disa përdorime praktike të Aloe Vera




Kripa e Himalajeve: Veçoritë dhe vetitë kuruese!

Vilat më të bukura për pushime super luksoze!





Dieta mesdhetare na mbron nga diabeti


Tifozët kuqezi pushtojnë Lionin: O sot o kurrë!

Aloe Vera ndihmon në humbjen e peshës!

Rike Roçi zgjidhet mis Euro 2016
