KreuStil Jetese

Robe banjo sipas dëshirave

Ska rëndësi nëse jeni super shik, nostlagjike, sportive, minimaliste… këtë verë dëshironi një bikini që i përshtatet stilit tuaj. Nën diell, kjo dihet, mund të jani ajo që dëshironi të jeni. Ndërkohë që kostumi i banjës është tendencë më shumë se kurrë, askush nuk i reziston tërheqjes së bikinit.

Markat e mëdha të modës janë përpjekur të kënaqin dëshirat e pushuesve. Por ato që kërkojnë të provojnë një luk të ri mbi rërën e nxhetë, tashmë i kanë të gjitha mundësitë. Ëndërroni të shfaqeni si Jackie Kennedy në Hamptons apo Brigitte Bardot në Madrague? Bower dhe Princesse Tam Tam kanë imagjinuar bikinit nostalgjike që ju shkojnë më shumë.

Markat janë përpjekur shumë që të kënaqin dëshirat e pushuesve. Por për ato që doshirojnë një dalje nga uji të denjë si ajo e Halle Berry tek filmi “Die Another Day”, Eres ka imagjinuar një gamë koleksionesh robe banjosh në nder të Ursula Andress dhe të James Bond Girls.

Më të pavendosurat mund të zgjedhin modelet e mix&match të imagjinuara nga Triangl Swimwear ndërsa ato më feministe do të adhurojnë modelin me nyje të Noo Underwear. Për sa i përket modeleve me stampime, ato me modele marinari shkojnë gjithnjë buzë deti, ashtu si gjethet e palmave, grafitet vitet ’70 tek Emilio Pucci apo motivet etnike që gjenden tek Etam. Ka për të gjitha shijet./

/G.S/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF