KreuStil Jetese

Sapun me qumësht dhie!

Sigurisht që të gjithë sapunët e punuar në mënyrë artizanale me elementë 100% natralë kanë përparësi ndaj sapunëve komercialë. Por sapunët me qumësht dhie të ofrojnë edhe më shumë.  Për ata që kanë lëkurë të ndjeshme ose ekzemë, sapuni nga qumështi i dhisë është zgjidhja perfekte dhe mund ta përdorin pa asnjë problem.

Në fakt sapuni me qumësht dhie nuk përmban aditivë artificiale. Kjo zvogëlon mundësinë e acarimit të lëkurës dhe të reaksioneve alergjike. Qumështi i dhisë përmban edhe acid kaprilik, duke e bërë atë një produkt alkalin me pH të ulët, në afërsi të nivelit të pH te lëkurës së njeriut.

Këto veti të këtij sapuni mundësojnë shpërndarjen më të mirë të lagështisë, ushqyesve dhe parandalon thatësinë dhe reagime të tjera negative të fytyrës. Qumështi i dhisë përmban përbërës shumë të shëndetshëm për të ushqyer lëkurën. Këtu përfshijmë vitaminat A, C, E dhe vitamina B.

Sapuni është një nga elementet më të rëndësishme të higjenës sonë të përditshme, duhet të jeni shumë të vëmendshëm të zgjidhni sapunë sa më natyral dhe që i përshtatet sa më mirë fytyrës suaj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF