KreuStil Jetese

Scarlett Johansson aktorja femër më e pasur në botë

Ylli i Hollivudit, Scarlett Johansson, renditet e dhjeta në top listën e aktorëve që kanë fituar më shumë nga filmat e tyre dhe që janë të gjithë meshkuj. Scarlett Johansson, 31 vjeç, mban kurorën e mbretëreshës së fitimeve nga filmat. Sipas faqes së internetit ‘Box Office Mojo’, ylli hollivudian dhe aktorja më e paguar e të gjitha kohërave, është e dhjeta në klasifikimin e aktorëve, që kanë fituar më shumë në Hollivud.

Në vendin e parë renditet Harrison Ford, ndërsa e 19 renditet Cameron Diaz, e dyta grua më e pasur e klasifikimit. Scarlett është renditur aktorja më e pasur, por edhe më e reja, me një shifër prej 3,3 miliardë dollarë, të përfituar vetëm në SHBA gjatë karrierës së saj në 37 filma gjithsej trë interpretuar prej saj.

Për të gjetur një tjetër grua në klasifikim duhet të shkojmë deri në vendin e 19-të ku ndodhet Cameron Diaz. Shumë më poshtë gjenden Helena Bonham Carter, Cate Blanchett, Julia Roberts, Elizabeth Banks, Emma ëatson e Anne Hathaway. Midis aktorëve meshkuj kryeson Harrison Ford, me 9 milionë dollarë, i ndjekur nga Samuel L. Jackson me 4,7 miliardë e Morgan Freeman, 4,4 miliardë.

Midis filmave të interpretuar nga e bukura dhe biondja Scarlett Johansson më të ndjekurit kanë qenë ata dedikuar super heroit Marvel, të “Iron Man 2”, “Capitan America” dhe “The Avengers”, por edhe filmat e 2014, “Lucy” me regjisor Luc Besson dhe interpretuar edhe nga Morgan Freeman dhe Min-sik Choi, në të cilin ka rolin e një vajze me të meta mendore.

Aktorja ka filluar kohët e fundit edhe xhirimet e filmit ” Ghost in the Shell””. Scarlett Johansson, lindi më 22 nëntor 1984 në New York.  Karrierën e aktrimit e  nisi 1992 në Los Angeles në Off-Broadway me rolin Sophistry, ku ajo interpretoi  me Ethan Hawke.

Klasifikimi i dhjetë aktorëve që kanë fituar më shumë:

Harrison Ford (4,9 miliardë),

Samuel L. Jackson (4,7 miliardë),

Morgan Freeman (4,4 miliardë),

Tom Hanks (4,3 miliardë),

Robert Doëney, Jr. (3,9 miliardë),

Eddie Murphy (3,8 miliardë),

Tom Cruise (3,6 miliardë),

Johnny Depp (3,3 miliardë),

Michael Caine (3,3 miliardë)

Scarlett Johansson (3,3 miliardë)

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF