Mamaja e producentit dhe këngëtarit Flori Mumajesi feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të rëndësishme për të dhe sikurse e kërkon tradita, nuk kishte sesi të mungonte urimi i djalit të saj. “Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime! Përulem përpara teje sa të kem jetë. Ti puth këmbët”, ka shkruar Flori Mumajesi në rrjetet sociale. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit e tij t’i bashkohen me urime për ditëlindjen e nënës.
Këtë verë Flori Mumajesi ka sjellë tre projekte të reja muzikore, dy prej të cilave në bashkëpunim me reperin Ledri Vula dhe një tjetër me Besa Kokëdhimën.
