KreuCelebrity

Këngëtarja shqiptare rrëfen historinë dramatike: Partneri nuk donte ta sillja në jetë vajzën!

Ditën e djeshme Fjolla Morina ka festuar 1-vjetorin e vajzës së saj, Alayaha. Festa madhështore që ajo organizoi ishte e menduar deri ne detaj. Fjolla publikoi në rrjetet sociale foto nga festa e së bijës duke vendosur mbishkrimin e emocionues: “Vajza ime e vogël, e shenjta ime, për ty do të sakrifikoja çdo gjë në jetë. E gëzofsh ditëlindjen e parë, më shëndet e gëzim. Mami të ka jetë”. Ndërkohë ajo ka treguar edhe të vërtetën në lidhje me vajzën e saj të vogël. Sipas Fjollës i ati i vajzës nuk donte që Alayaha të vinte në jetë. Ai i ka thënë Fjollës se nuk do të mbante asnjë përgjegjësi për vajzën, por gjithsesi këngëtarja ka vendosur të lindë vajzën e saj të dytë, pasi ajo ka edhe një vajzë tjetër 10 vjeçare, nga martesa e parë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF