KreuCelebrity

“Lufta” virtuale mes Selena Gomez dhe Justin Bieber!

Duket se një luftë virtuale ka nisur midis dy ish-partnerëve, Selena Gomez dhe Justin Bieber. Shkak për këtë duket se janë bërë fotot e këngëtarit me të dashurën e tij të re, Sofia Richie.
Pasi ka postuar plot 7 foto brenda ditës me 17 vjeçaren, Bieber kërcënoi fansat se nëse nuk ndalonin me fyerjet ndaj saj, ai do ta bënte Instagramin privat. Mesa duket kjo deklaratë e tij ka irrituar Selenën, e cila ka thyer heshtjen me komentin e saj.
“Nëse nuk arrin ta përballosh urrejten, atëherë mjaft postove foto të së dashurës tënde. Lol. Duhet të jetë speciale vetëm mes ju të dyve. Mos u nevrikos me fansat e tu. Ato të kanë dashur dhe mbështetur përpara se çdokush tjetër ta bënte”, ka shkruar Selena në foton e ish-të dashurit të saj.
Por Justin nuk e ka lënë me kaq! Ai ka reaguar mëngjesin e sotëm, duke shkruar:
“Është qesharake të shohësh njerëzit që më përdorën për vëmendje, që akoma përpiqen të tregojnë gishtin drejt meje. E trishtë! Dashuri për të gjithë”, ka shkruar 22 vjeçari.
Ai e ka pasur më tej komentin e tij duke u shprehur: “Nuk jam tipi që dua që dikush të urrehet. Shpresoj që të gjithë ju të jeni të dashur me miqtë e mi dhe njëri-tjetrin. Dhe po, i dua beliebers-at e mia”, ka përfunduar ai.
Me këto deklarata, Bieber i është përgjigjur këngëtares dhe të gjithë komentuesve në profilin e tij.

Përshtati: Sidorela Lepri

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF