KreuCelebrity

Akti bamirës i Taylor Swift dhe arsyeja e veçantë!

Artistja Taylor Swift ka vendosur të dhurojë 1 milionë dollarë për të iu ardhur në ndihmë banorëve që janë prekur nga përmbytjet në Luiziana, ku mbeten të vdekur të paktën 11 persona. Këngëtarja 27 vjeçare ka treguar se Luiziana e ka mirëpritur me shumë dashuri, kur ajo kishte shkuar atje për një koncert.
“E kam filluar turneun botëror në Luiziana dhe jam ndjerë tepër mirë atje për shkak se pritja ishte tepër e ngrohtë, dhe më është dukur vetja si në shtëpi. Ma thyen zemrën fakti që shumë personave atje iu është dashur t’i braktisin shtëpitë e tyre për shkak të fatkeqësisë natyrore”, ka thënë ylli i popit.
Kjo nuk është hera e parë që Taylor i bashkohet kauzave bamirëse.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF