Ëndërroni verën indiane por drithërimat e para po fillojnë të ndihen. Për të mos i ngjarë disa kolegëve në zyrë që u zihet fruma gjithë ditën sepse kanë dalë shumë të veshur, ja disa këshilla për t’u përballur me stil dhe rehati me vjeshtën.
Këtë vjeshtë, xhiboksi është i gjithpranishëm. Me origjinat e tij ushtarake, ju ofron autoritet duke mbetur njëkohësisht të relaksuar. Mund të luani letrën e mashkullore-femërore duke e kombinuar me ndonjë fustan të vogël dhe me atlete të thjeshta, ose femme fatale me çizme mbi gju.
Ose me një stil me preppy, që kujton vitet e gjimnazit. Mund të kombinoni pa merak një xhins dhe këpucë serioze për të theksuar aspektin tuaj zyrtare e mirë – shije e mirë. Ose mund të rrisni dozën e sensualitetit me një shpirt lingerie ose pizhama.
Të perjetshmet pardesy dhe xhaketë kostumi vazhdojnë të ngrohin si gjithnjë pa dështuar në stil. Më formale, mbeten aleatët tuaj të preferuar për veshje zyre mjeftueshëm profesionale. Për më shumë feminitet, mbajini pak pas trupit për të treguar linjat.