Fabrizio Corona kthehet në burg. Ish agjenti i fotografëve është arrestuar në Milano së bashku me asistenten personale Francesca Persi, pronare e “Atena-s”, agjencisë që merret me eventet e promocionet. Të dy janë akuzuar për regjistrime fiktive të pasurive në lidhje me 1,7 milionë euro që u gjenden të fshehura në tavan dhe u sekuestruan ditët e para të shtatorit. Corona-s i rëndohet akuza pasi e ka kryer këtë shkelje ndërsa ishte në provë nga shërbimet sociale.
Në ditët e kaluara Gjykata e Milanos ka sekuestruar më shumë se 1,7 milionë euro, të fshehura në tavanin e shtëpisë së Francesca Persi. Mbrojtja e paparacëve pretendon se bëhet fjalë për dëmshpërblime në të zezë që janë mbledhur nga pritja e njerëzve në diskotekat dhe lokalet e natës dhe që ai është ende në kohë për t’i deklaruar të gjitha. Ndërkohë, i duhet të rrijë në burg.
Merr fund kështu periudha e lirisë e filluar në qershorin e viti 2015 pas 2-vjetësh e gjysmë dhe një periudhe në komunitetin e Don Mazzi-t, Corona sapo kishte pak kohë që ishte kthyer të jetonte në shtëpinë e tij në Milano. Në ditët e shkuara, dënimi i tij ishte reduktuar deri në 5 vjet dhe një muaj, kohëzgjatje kjo që do t’i kishte mundësuar shmangien e burgut.




Çantat që ju duhen verën e ardhshme!


Blendi Fevziu prezanton “thesaret” e tij




Hiri i Prince ekspozohet në Paisley Park

In memoriam/ Kolegët: Lamtumirë Gilman Bakalli!

Shafrani përmirëson… shikimin!



Lady Diana, princesha e stilit




