Pothuajse dy dekada pas vdekjes tragjike në një aksident automobilistik në Paris, buzëqeshja, mirësia dhe stili i princeshës Diana ende jetojnë. E njohur në moshën 19 vjeçare si e fejuara e ndrojtur e princit Charles, Diana do të shndërrohej më vonë në Lady Di, në një grua të sofistikuar dhe elegante… Do të shndërrohej në gruan më me influencë në botë – figurë e ndërtuar mbi dy shtylla të forta: filantropinë dhe modën. Ndalur te kjo e fundit, ravijëzojmë daljet e saj publike plot stil e elegancë.
Janar 1971: Diana 10 vjeç. Ajo që bie në sy është padyshim kapela, që nuk do të mungojë edhe në paraqitje të tjera publike.
Qershor 1981: Me këtë fustan të kuq Lady Diana ngjason më shumë me një studente se sa një princeshë e ardhshme.
Korrik 1981: Fustani i nusërisë i endur me mëndafsh, me një bisht gati 7 metër e gjysmë të gjatë, u stilua nga Elizabeth dhe David Emanuel.
Nëntor 1981: Pas martesës me Charles, shohim një Diana më formale. Palltot dhe kapelat e saj shumë shpejt do të përbënin lajm kombëtar e ndërkombëtar.
Janar 1982: Shtatzënë me djalin e parë William, princesha ngjan shumë e freskët me këtë fustan të gjelbër me pika.
Dhjetor 1982: Treshja: kadife, pupla dhe vello e bëjnë këtë paraqitje njëqind përqind british.
Maj 1985: Pallto e gjelbër me kuadrata dhe me një jakë të madhe, tipike e stilit të viteve ’80. Në këtë rast nuk kishte se si të mungonte dhe kapela.
Nëntor 1985: Ajo vërtet ishte një princeshë, por Diana ushtrohej për trupin e saj si çdo grua tjetër në vitet ’80.
Janar 1986: Gjatë udhëtimeve nëpër botë, Diana kishte fatin të koleksiononte veshje karakteristike nga shtetet që vizitonte.
Nëntor 1986: Më shumë se sa fustani i saj ngjyrë vjollcë do të komentonim portretin e saj që rrezatonte gjithmonë mirësi.
Nëntor 1987: Tendenca e princeshës për t’u kombinuar deri në detaje. Fustani, getat, dorashkat dhe këpucët, të gjitha në të njëjtën ngjyrë.
1989: I njohur si “fustani Elvis”, kjo veshje është një nga ato që ka mbetur në mendjen e publikut. Fustan i gjatë dhe një bolero, i gjithi me perla.
1995: Çfarë ndodhi me princeshën e ndrojtur? Diana filloi të preferojë fustane që tregojnë format elegante, si edhe në këtë rast me fustanin Versace që mbante veshur për një koncert bamirësie në Itali.
Shtator 1995: Në vitet e fundit të jetës, Diana përshtati një stil më seksi, dhe të gjithë e pëlqyen.
Nëntor 1995: Gianni Versace krijoi këtë fustan për princeshën duke bërë që ajo të tregonte pak më shumë këmbët.
1995: Është sërish stilisti Gianni Versace që ka dizenjuar këtë kostum rozë frymëzuar nga stili i Jackie O. Kapela mban firmën e Philip Somerville.
1995: Koha për të ekspozuar shpatullat. Ky është një fustan stiluar nga Catherine Walker.
1995: Princeshës i ishte kërkuar që të vishet me stilistët anglezë për të nxitur ekonominë vendase. Pas ndarjes, Diana hodhi vështrimin edhe nga stilistët ndërkombëtarë. Ja tek e shohim të veshur nga Christian Lacroix.
Qershor 1997: Vetëm pak muaj para se të vdiste, e buzëqeshur, Diana shkëlqen me këtë fustan blu. Kështu do ta kujtojmë të gjithë princeshën e dashur.






11-vjeçarja interviston Hillary Clinton

13 restorantet më të bukur në botë


Miu Miu praverë-verë 2017: Beach Party!

Portieri i Kim Kardashian: Jam një viktimë




Sfidoni vjeshtën me dekolte

Jessica Alba, në avion pa makijazh


E ëma e Angela Martinit, bukuria është në gen


“Vjen” në Tiranë vula e Faik Konicës
