So çdo sezon Fashion Week pranverë-verë 2017 solli një tufë me fustanesh të dala nga bota e përrallave, njëra më marramendëse se tjetra.
Çdo sezon, Fashion Week prêt-à-porter rivalizon me imagjinatë dhe guxim kundër haute couture. Shtëpitë njujorkeze, londineze, milaneze dhe pariziane kanë dhuruar një ballo me fustane ëndërrash plot dantella, qëndisje fantastike, shkëlqime, transparencë, ngjyra apo të rrudhosura për të zgjatur sa më shumë magjinë e krijimtarisë.
Qëfshin të prera për një sirenë si tek Louis Vuitton dhe Alexander McQueen, një princeshë e kohëve moderne si tek Dior, Marchesa dhe Gucci, apo për një shoqërizim sensual si tel Elie Saab, Roberto Cavalli, Lanvin dhe Chanel, ato na transportojnë përtej kohës, aty ku femra nuk ka qenë kurrë kaq femërore dhe e fuqishme.
Verën e ardhshme, fustanet e gjata do të bëhen të guximshme, duke treguar gjoksin ose format e këndëshme si tek Valentino apo me çarje të zgjuar si tek Louis Vuitton. Ngjyrat e pastra do të jenë mbretëresha, si e verdha mimozë tek Alexis Mabille, e kuqa karmen tek Balmain apo portokallia tek Christian Siriano. Një prespektivë e bukur për tapetet e kuqe që pritet të vijnë.

Miu Miu praverë-verë 2017: Beach Party!

Portieri i Kim Kardashian: Jam një viktimë




Sfidoni vjeshtën me dekolte

Jessica Alba, në avion pa makijazh


E ëma e Angela Martinit, bukuria është në gen


“Vjen” në Tiranë vula e Faik Konicës




Botox-i, aktoret e mëdha që janë penduar


Very Important Perfumes


