KreuStil Jetese

Botox-i, aktoret e mëdha që janë penduar

Courtney Cox, 52-vjeç është penduar që ka bërë ndërhyrje kirurgjikle. E ftuar disa javë më parë në emisionin televiziv “Running Wild With Bear Grylls” aktorja amerikane – që për të gjithë mbetet Monika tek seriali “Friends” – ka pranuar se do të dëshironte të mos kishte bërë ndërhyrje kirurgjikale.

Ashtu si ajo edhe kolegia dhe mikja më e mirë e saj Jennifer Aniston, 47 vjeçe: “njerëzit mendojnë që unë kam bërë shumë injeksione botoksi, por nuk është e vërtetë. Nuk them se nuk e kam provuar, por e kuptoj shumë mirë se është një terren i minuar. Ndodh që produktet kozmetike të bëhen qesharake tek unë. Këto kohë kam pasur njolla të reja të shkaktuara nga dielli, që normalisht pas njëfarë kohe nisin të dalin. Kështu kohët e fundit kam filluar t’i sulmoj këto njolla.

Nuk i ka rezistuar tundimit për të provuar botox-in as aktorja australiane Cate Blanchett, 47- vjeçe. “Nuk jam unë që duhet t’u them grave se çfarë duhet të bëjnë dhe çfarë jo, ato duhet të vendosin vetë, por teksa shikoj vajza 20-vjeçare që përdorin këto teknika për të qenë më të bukura, ajo që më vjen të them është “sa keq”. Ajo që unë shikoj kur hedh vështrimin drejt tyre nuk janë ato, por dikush tjetër. Unë përdor një krem japonez, SK-II, që bazohet në  qëndrueshmërinë: duhet ta përdorësh çdo ditë dhe rezultatet do të shfaqen”, ka deklaruar Cate.

Ajo është nga Kalifornia dhe promovon një stil të shëndetshëm jetese, aktorja Cameron Diazz, 44 vjeç, ka pranuar se ka përdorur botox dhe është penduar. Këshilla e saj? Më mirë u qëndroni larg këtyre teknikave. Ja çfarë ka deklaruar në lidhje me ndërhyrjet që ka bërë: “botoksi ka ndryshuar shprehinë time të fytyrës në një mënyrë të çuditshme. Kur e pashë veten, mendova: “oh jo, nuk dua të jem kështu…preferoj të shikoj fytyrën time teksa plaket se sa të mos jem në gjendje ta njoh më atë”. Tani për tani shenjat e viteve më pëlqejnë dhe nuk më trembin. Është pak si të thuash: “gjejeni pak se çfarë do të thotë e gjitha kjo? Do të thotë që kam buzëqeshur për gjatë gjithë jetës sime!”. Dhe unë e adhuroj jetën, dhe ndihem e lumtur që nuk jam më e fiksuar nga proçesi i plakjes”.

Aktorja Gwyneth Paltrow disa vite më parë bëri një ndërhyrje kirurgjikale, që pati në fakt shumë kritika dhe që nuk do ta  përsëriste për asnjë arsye. Asokohe ajo u shpreh: “do të provoj çfarëdolloj gjëje, por kurrsesi botoksin, jo më. Dukesha si e marrë, ngjasoja me Joan River”.

Një shembull i mirë që tregon se të përdorësh tepër botox mund të ketë pasoja të padëshirueshme është Meg Ryan. Ndërhyrja e tepërt kirurgjikale ka shkatërruar pamjen e saj “ujë dhe sapun” aq sa në Tony Awards dukej tjetër njeri.

 

Modeli fitimtar? Julianne Moore, 55 vjeç. “Rrudhat nuk janë zbavitëse, i marr si të vijnë. Duhet t’i pranosh edhe të bindësh veten. Të paktën kjo është ajo që mendoj në këtë momente. Sigurisht që dua të dukem më në formë, por aspekti im duhet t’i përshtatet moshës sime. Për mua është e mrekullueshme të pasurit një fytyrë ekspresive. Nuk interpretoj më personazhe të moshës 30-vjeçare, ndaj s’kam përse të kem më pamjen e tyre”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF