Po Giorgio Armani ka hyrë në legjendë me modën e tij autentike dhe elegante, linja e dytë Emporio, kombinon luks dhe modernizëm. Për koleksionin e tij të ri pranverë-verë 2017 krijuesi kthehet nga klasicizmi italian, një lojë volumi dhe stampimesh.
Forca e kësaj marke është të propozojë një garderobë të vërtetë. Në këtë koleksion, gjithçka është fine dhe e mundshme për t’u veshur në jetën e përditshme. Pantallonat janë të gjera, lojërat e transparencës dhe palat ulen mbi fustane.
Moderniteti i kësaj linje qëndron mbi kombinimin e stampimeve dhe ngjyrave. Motivet me lule, rrathë dhe figura të tjera dixhitale kombinohen me tone që tërheqin vëmendjen si vjollca, e kuqa, jeshilja e errët dhe bluja.
Nga ana tjetër mëndafshi, qëndisjet dhe prekjet me lëkurë vijnë për të zbutur këtë koleksion. Çdo sezon, koleksionet Armani bashkojnë elegancën latine dhe stilin e shtëpisë, për një rezultat jashtëzakonisht të përshtatshëm për të gjitha shijet.

Chanel pranverë-verë 2017: Tekno, stil dhe fun!



Julia Roberts, tifo dhe dashuri



16 foto të rralla të Audrey Hepburn

Tendencë: Të kundërtat, tërhiqen


Shefi paguan punëtorët që të marrin pushime





Rrisni flokët tuaj me vaji kastori!




