KreuStil Jetese

Mesazhi prekës i aktores për bashkëshortin:  Sëmundja na ka bërë më të fortë!

“E dua çdo ditë partnerin tim, sfida e vërtetë është që çfarë imazhi të zgjedh për ta transmetuar këtë dashuri tek të gjithë ju. I dua fotot e martesës sonë, imazhet që i kam akoma me flokë, qerpikë dhe vetulla.

 

Por, fotot e mia të preferuara janë tani, tani është sfida. Është sfidë të duash, të përballosh sëmundjen dhe një të ardhme të pasigurt. Është e vështirë që të ndihesh seksi dhe e bukur, kur je duke bërë kimioterapi. Megjithatë, ne jemi më të fortë. E dashurojmë njëri-tjetrin më shumë se më parë”.

 

Ky është mesazhi që aktorja Shannen Doherty,  pjesë e “Brenda” e “Beverly Hills 90210”, gjatë betejës kundër kancerit të gjirit ka ndarë me lexuesit në rrjetet sociale.

Kësaj here e ka bërë për të treguar dashurinë, që e lidh atë me bashkëshortin e saj, Kurt Iswarienko-n. Ndërkohë, fotografitë në Instagram tregojnë se flokët e aktores kanë filluar të rriten sërish. Aktorja Shannen Doherty rrëfeu për sëmundjen vetëm në korrik të këtij viti, por ajo e vuan qysh prej vitit 2015.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF