Charlize Theron është një aktore e famshme jo vetëm për talentin e saj, por edhe për bukurinë. Aq sa, është bërë muza e padiskutueshme e Dior dhe parfumeve të saj. Në fotot e publikuara nga “Daily Mail”, që janë përhapur në rrjetet sociale duke u bërë viralë, duket e tjetërsuar.
Aktorja me origjinë nga Afrika e Jugut, shfaqet me një fizik krejt të ndryshëm nga ai që jemi mësuar ta shikojmë zakonisht: me 15 kile më shumë, flokë të çrregullta, madje edhe me një bark që bie lehtazi në sy. Mirëpo kjo pamje disi e çrregullt, është dashur të bëhet për realizimin e një filmi.
Edhe në 2003 në fakt ndodhi që ka ndryshuar pamjen e saj për filmin “Monster”, bazuar në historinë e Aileen Wuomos, ku ajo dënohej për vrasjen e shtatë burrave, edhe që më pas do të ekzekutohej në Florida, pasi kaloi 12 vjet në gjendje shumë të rëndë.
Ai interpretim e meritonte çmimin “Oscar”. Me sa duket edhë këtë herë aktorja është “e uritur” për një tjetër statujë ari…





Balmain: Epoka e re

Isabel Marant me pamje të lirë dhe të çastit

Takohen Brad dhe Jolie, a do të bëjnë paqe?!






Noizy përgatit “çmendurinë e radhës”…

Chloé: “Flower Power” plot madhështi

Paco Rabanne: Një udhëtim në kohë!


Si i ati dhe i biri…


Zbuloni gjoksin, por jo nga sipër
