Fansat e tij e shohin thuajse përherë karizmatik dhe me batutat gati, por ai është përpos të tjerave një njeri i ndjeshëm, edhe kur bëhet fjalë për dhimbje të mëdha si humbja e një njeriu të zemrës, diku kjo vuajtje reflektohet. Kështu ka ndodhur me këngëtarin dhe tekstshkruesin Kastro Zizo, i cili ka kujtuar nëpërmjet një statusi në Facebook, nënën e tij të shtrenjtë që është ndarë nga jeta 6 muaj më parë…
“Kaluan 6 muaj dhe unë ende se besoj që nuk je më mes nesh! Më mungon në çdo qelizë…fjalët e tepërta veç do më shtonin dhimbjen! Jeton me ne në çdo moment…”- ka shkruar këngëtari…
Kanë qenë të shumtë miqtë edhe admiruesit që i kanë dhënë këngëtarit forcë duke u munduar ta ngushëllojnë në Facebook, si Orgesa Zaimi, Olti Curri, Kozeta Kurti etj.
Ndër ta është edhe aktorja Marjana Kondi, fjalët e së cilës janë një mesazh i ngrohtë në një rast të tillë:
“Gjej motiv të bukur dhe jeto duke kujtuar mamin, ndryshe ne që jemi të ndjeshëm vetëm se vdesim nga brenda”- i shkruan përzemërsisht ajo…





Noizy përgatit “çmendurinë e radhës”…

Chloé: “Flower Power” plot madhështi

Paco Rabanne: Një udhëtim në kohë!


Si i ati dhe i biri…


Zbuloni gjoksin, por jo nga sipër


Shopping jo vetëm në kryeqytetet e modës





Si duken VIP-at pa makijazh, surprizon Adele…

