Drejtori i ri i Saint Laurent, Anthony Vaccarello, hapi Fashion Week parisien m glamurin që prisnim të sillte. Modelet e tij janë të bukura dhe seksi, linjat e tij grafike dhe të sofistikuara. Sharmi shfaqet dukshëm, stili i krijuesit belg, 33 vjeç, martohet pa komplekse me kodet e Yves Saint Laurent.
Femra Saint Laurent është herë super seksi me mini-fund dhe taka të larta ngjyrë të zezë, herë uniseks me pantallona ashkullore me një prerje fantastike. Stema YSL e varur në një zinxhir shfaqet si bizhu për veshët, si takë apo tatuazh që zbukuron kaviljen. Smoking-ët i gjejmë në kombinime të pafundme, bustet në formë zemre mbahen sipër xhinseve, krahët e fryrë vishen me këmisha lëkure të mbërthyera deri në fyt… dëshira rritet.
Kanatjere të bardha mbi pantallona dhe mëngë të zbukuruara me shkëlqim. Fustanet janë një përzierje perfekte mes siluetës seksi të Anthony Vaccarello dhe stilit Saint Laurent. Një miks ideal mes dy universeve. Interpretimi i tij i ri i smoking-ut është i fortë, galmur dhe njëkohësisht shumë i përshtatshëm.






Rita Ora ndryshon përsëri look, ja si duket ajo







Biznesi i Kate Moss, jo vetëm me trupin e saj…




“Debati” Clinton – Trump, në të njëjtin qiell

Tom Cruise paranojak, përgjoi edhe Russell Crowe

