Të rejat më të fundit nga supermodelja
Është e vetmja top modele e viteve 90-të që vazhdon të sfilojë: tani ka hapur edhe një llogari në Instagram dhe menaxhon një agjensi që zbulon talente për në botën e spektaklit.
Kate Moss është 42-vjeçe dhe është e vetmja supermodele e viteve Nëntëdhjetë që vazhdon të sfilojë dhe të pozojë për reklamat e revistave. Në botën e modës është folur shumë për vendimin e saj të marsit të shkuar për të braktisur agjencinë “Storm Models”, ku punonte prej 27 vjetësh, dhe që e promovoi atë që në moshën 14 vjeçare.
Moss është larguar nga Storm për të themeluar një agjenci për talentet në botën e spektaklit – jo vetëm modele, por edhe këngëtarë, aktorë, balerinë, së bashku me Lucy Baxter, që ishte agjenti i saj në Storm. Agjensia quhet Kate “Moss Agency” dhe nuk njihen ende emrat e personave të parë që do të prezantojë, por dihet me siguri që ato do të jenë modele…
Sipas revistës “Forbes” Kate Moss është modelja e trembëdhjetë më e paguar në botë ( është thuajse në të njëjtin vend me Alessandra Ambrosio dhe Doutzen Kroes) në klasifikimin e këtij viti, që ka në vend të parë Gisele Bündchen.
Është një nga gratë më të pasura të Mbretërisë së Bashkuar, sipas asaj që raporton Sundey Times, ka një pasuri prej 64 milionë eurosh. Pasuria e saj është ndërtuar edhe falë fitimeve që modelja ka pasur si imazh i markës së produkteve kozmetike Rimmel për shtëpinë e modës Burberry.
Kate Moss në Instagram
Deri një javë më parë Moss nuk ishte një llogari të sajën në Instagram, ndoshta edhe për tu dalluar nga modelet e tjera më të reja, të famshme sidomos falë rrjeteve sociale, si Gigi Hadid, Kendall Jenner dhe Karlie Kloss. Tani ka hapur një llogari si “Kate Moss Agency” dhe fotoja e vetme e publikuar deri më tani është kopertina e Buiness off Fashion, në të cilën është vetë Moss dhe do të dalë në muajin që vjen. Fillimisht Moss kishte publikuar një foto me pantallona të shkurtra në një livadh, të cilën e fshiu më pas.




“Debati” Clinton – Trump, në të njëjtin qiell

Tom Cruise paranojak, përgjoi edhe Russell Crowe




Alexander Wang: Pranverë-verë 2017 hot!


Dolce & Gabbana pranverë-verë 2017… Milano


Vëthët shandanë, për ditë të nxehta e të ftohta

A ishte martesa Brangelina një gënjeshtër?!

Adele tallet me divorcin e Pitt dhe Jolie




