Adele bëri shumë bujë javën e kaluar kur ajo i dedikoi koncertin e saj, Brad Pitt-it dhe Angelina Jolie-s, por këngëtarja zbuloi gjatë shfaqjes së saj të të enjteve mbrëma se ishte e gjitha një shaka. Adele shpjegoi se asaj as që i intereson divorci i çiftit,
Adele gjatë koncertit në Neë York, të martën në mbrëmje, iu drejtua publikut, “Shfaqjen time sot po ia dedikoj Pitt-it dhe Jolie-së sepse me të vërtetë më vjen shumë, shumë keq…Është fundi i një epoke.” Me njëherë pas kësaj mediet shkruajtën për keqardhjen e “ndjerë” të Adele-s, por ajo çka këngëtarja deklaroi më vonë i habiti të gjithë gjatë.
“Nuk më intereson nëse ata janë ndarë” – u shpreh Adele. Më pas ajo shtoi, “Mediet lanë të kuptohej se mua më ishte thyer zemra nga kjo histori…por as që më intereson. Unë nuk i njoh ata… Ndahu nëse nuk funksionon, kjo është ajo çka unë bëj gjithmonë.” Adele vazhdoi, “U uroj atyre gjithë të mirat, por vetëm kaq, nuk më intereson asgjë tjetër.Dhe për të qenë e sinqertë, nuk mendoj se atyre ju intereson ajo çka ju thoni në lidhje me këtë.” Më pas ajo kritikoi edhe mediet që publikojnë pa fund thashetheme dhe lajme mbi divorcin e çiftit, “Është qesharake. Në botë çfarë s’po ndodh dhe çfarë vendosni ju në faqe të para. Ta shpif.”







Eau de Britney


Forcat speciale shoqërojnë sopranon shqiptare…


Njihuni me vëllanë e Miriam Canit…

Pyetja që nuk duhet t’i bëni kurrë fëmijës suaj!


Çantat që duhet t’i keni këtë sezon


Fanset-këngëtares: Na mungon Tuna e vjetër!



