KreuStil Jetese

Forcat speciale shoqërojnë sopranon shqiptare…

Të gjithëve na ndodh të jemi me vonesë, sidomos në ato raste kur trafiku është i mbingarkuar…Por janë disa angazhime dhe situata në të cilat përpikëria është primare. Kështu ndodh për shembull nëse jepet një koncert i rëndësishëm operistik dhe këngëtarja e muzikës klasike është me vonesë. Është gjendur në një situatë të tillë sopranoja e njohur shqiptare Arlinda Morava, por fatmirësisht e gjitha kjo ndodhi në Rumani… Ata që e ndihmuan Arlindën, ishin vetë djemtë e forcave speciale, duke e shoqëruar atë deri pranë skenës.

 

Sopranoja ndau disa nga këto momente emocionuese me miqtë e saj në Facebook, duke treguar kështu një shembull të mirë të asaj që mund të jetë, policia që të gjithë duan…

“Si përherë pak me vonesë se kishte trafik, djemtë e forcave speciale më sollën shëndosh e mirë shumë shpejt, direkt dhe në skenë” – ka shkruar ajo në Facebook-un e saj.

Artistja Arlinda Morava bën një jetë artistike në Bukuresht të Rumanisë, aty ku jeton prej rreth 20 vjetësh, por nuk kanë munguar angazhimet e saj edhe në skenën shqiptare. Ajo është soprano e parë në operën e Galacit dhe Kostancës (Rumani). Fituese e medaljes “Kavalierët e Dakisë” (2013) dhe fituese e çmimit “Vip”, si këngëtarja më e mirë e operës “Flauti Magjik” (2012) në Rumani.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF