Hapet për klientët avioni bar-restorant, në parkun “Yjet turke”, në kuadër të një projekti të bashkisë së qytetit turk Konia.
Kryetari i bashkisë së Konyas, Tahir Akyurek deklaroi se kanë hapur parkun ”Yjet turke” në formën e një muzeu të hapur për më të mirët e ushtrisë turke, yjet e saj, ku pjesë janë avionë të tipit F5, makete të ndryshme, ambiente sociale e tjerë.
Ai ka theksuar se në park sapo është hapur edhe një bar-restorant, që është i ndërtuar brenda një avioni tip ”Airbus A300”.
Akyurek shtoi se menjëherë pas hapjes së tij ky vend ka filluar të tërheqë shumë vizitorë.
Avioni, 54 metra i gjatë, është sjellë në qytetin e Konias në pjesë të ndara dhe është bashkuar aty për t’u kthyer më pas në një bar-restorant me një kapacitet prej 295 personash.
Tavolinat jashtë tij janë vendosur mbi një platformë xhami dhe qëndrimi mbi to të jep ndjesinë e të qenit mbi ujë.

Mbërrin aplikacioni që të tregon si je

Johnny Depp nxjerr në shitje shtëpinë




Fashion Week Milano jashtë pasarelave



Brad Pitt i hetuar për abuzim ndaj fëmijëve


Elvana Gjata ‘‘përballë’’ Jennifer Lopez

Sfilatat në Milano: 7 mrekullitë e ditës së parë





Ndarjet VIP të 2016-ës

7 xhinset e vjeshtës

Mesazhi më i fuqishëm i Paqes vjen nga…fëmijët!
