Diva e muzikës pop sfilon në pasarelë në një komplet superseksi të brendshmesh, që duket se është dizenjuar enkas për të. Dhe në fakt është kështu, pasi stilistja është pikërisht ajo…
Nga modele testimonial në ambasadore, dhe tanimë nga ambasadore në stiliste. Është modele në pasarelë. Hapi është i vogël, por i sigurt. Lidhja, e qëndrueshme dhe e suksesshme, midis divës së popit Rita Ora dhe linjës të së brendshmeve (por jo vetëm) Tezenis bëhet dita ditës akoma më e ngushtë dhe surprizuese, duke e pasuruar me një kapitull të ri këtë bashkëpunim të frytshëm.
Ylli në fakt ka pranuar me entuziazëm sfidën për të kaluar në anën tjetër ‘‘të barrikadës’’ dhe të transformohet në stiliste, duke nënshkruar koleksionin e parë të menduar nga një vip për markën e Grupit Calzedonia. Ajo çka e ka shtyrë të ndërmarrë një hap të tillë, është dashuria e saj për ‘‘stilin unik italian’’
Kanë lindur kështu shtatë pjesëzat e një koleksioni të vogël por shumë sensual, që priten të dalin në treg prej fillimit të nëntorit, veshjet që mund të bëni tuajat mund të jenë velet, të qëndisura apo edhe transparente. Mbizotëron e zeza, që është jo vetëm sinonim stili, por edhe joshjeje. A duhet ta zotëroni ju një veshje të tillë? Me siguri që do t’ju ndihmonte për të bërë për vete dhe atë që mund ta keni përkufizuar si të pamundur për tu arritur.

Ndarjet VIP të 2016-ës

7 xhinset e vjeshtës

Mesazhi më i fuqishëm i Paqes vjen nga…fëmijët!


Çelësi për ndalimin e alergjive?






Kërkoni një emër? Zgjidhni një mbretëror



Një Enca tjetër!




Disa mite për shëndetin, që nuk duhen besuar më!

Dëshironi të humbisni peshë? Mjaft u stresuat!
