12 vjet pas ndarjes dhe 11 vjet pas divorcit të saj me Brad Pitt, Jennifer Aniston më në fund është shprehur hapur rreth çiftit Pitt-Jolie. Një ditë pasi Angelina depozitoi kërkesën për ndarjen nga Brad, Jennifer ka thënë se ishte “karma” e asaj që i ndodhi aktores 11 vjet më parë. Burime pranë Aniston thonë se 47 vjeçarja duket se ndihet e kënaqur për ndarjen e Brangelina-s.
Brad është takuar me Angelina-n gjatë xhirimeve të “Mr. and Mrs. Smith”, kur ai ishte ende i martuar me Jennifer në vitin 2004. Brad dhe Jennifer njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2005. Në po të njëjtin vit Jennifer u martua me aktorin Justin Theroux. Ndarja ishte e vështirë për të, e cila ishte veçanërisht e lënduar nga fakti se Angelina kishte hyrë mes tyre kur Brad ishte ende i martuar me Aniston. Në një intervistë për “Vanity Fair”, Jennifer qe shprehur: “A jam e vetmuar? Po. A jam e mërzitur? Po. A jam konfuze? Po.”
Angelina depozitoi në gjykatë kërkesën për ndarje nga aktori Brad Pitt pas dy vitesh martesë. Aktorja 41 vjeçare ka cituar “dallime të papajtueshme” si shkak të divorcit të tyre.


Disa mite për shëndetin, që nuk duhen besuar më!

Dëshironi të humbisni peshë? Mjaft u stresuat!

‘‘Jeto jetën bukur’’, me Avon Life







Faqet e internetit ‘të veshura’ në blu


Alexander Wang bashkon fuqitë me Adidas


10 sekrete për të mos u shëndoshur



Si të keni një lëkurë të shëndetëshme

