KreuStil Jetese

Franca miraton ligjin që ndalon prodhimin e enëve plastike. Do të përdoren materiale natyrale

Brenda katër viteve në Francë nuk do të mund të përdoren më enët plastike qoftë në piknikë apo edhe në festat që bëhen në zyra. Bazuar në një ligj që hyri në fuqi në 30 gushtin e kaluar, francezët duhet t’i thonë lamtumirë pjatave, gotave dhe enëve të tjera plastike njëpërdorimshme. E njëjta gjë do të ndodhë edhe më qeset që përdoren për të bërë Pazar, e gjitha kjo në mbrojtje të ambientit.

Në 2020 do të mundësohet ndalimi i prodhimit, shitja afrancpo edhe shpërndarja falas e enëve plastike njëpërdorimshme dhe prodhuesit kanë afat deri në atë datë për t’i zëvendësuar me artikuj të përbërë nga material organik dhe të biodegradueshëm. Ligji sapo hyn në fuqi është pjesë e masave që janë marrë korrikun e kaluar në kuadër të “ Tranzicionit energjitik për rritjen e gjelbër”, që lindi në Konferencën rreth klimës në Paris të dhjetorit 2015.

Çdo vit në Francë janë prodhuar 4,73 miliardë gotash plastike dhe vetëm 1% e këtyre riciklohet. Shumë Vende evropiane dhe disa shtete të SHBA-së kanë marrë disa masa kundër ‘blerësve’ të plastikës, por Franca është e para që ndërmerr masa kaq të rrepta kundër enëve plastike.

Ambientalistët kanë mbështetur fort ndalimin, duke shpresuar se mund të bëhet një shembull për tu ndjekur për Vendet e tjera, por zërat kundërshtues pretendojnë se ligji dhunon normat e Bashkimit Evropian mbi tregtimin e lirë të mallrave dhe që do të kthehet në dizfavor për konsumatorët.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF