KreuStil Jetese

Alexander Wang bashkon fuqitë me Adidas

Stilisti amerikan me origjinë tajvaneze Alexander Wang ka një surprizë për fanatikët e stilit të tij e veçanërisht për ata më sportiv. Bëhet fjalë për bashkëpunimin që do të ketë me Adidas Originals.

Duke ndjekur hapat e Yohji Yamamoto, Kanye West dhe Raf Simons, Wang ka realizuar një koleksion me 84 krijime uniseks për gjigantin e veshjeve sportive, duke filluar nga t-shirt-et, bluzat me kapuç e deri tek atletet.

Prezantuar në fund të sfilatës së koleksionit të tij pranverë/verë 2017 në New York, stilisti 32 vjeçar tregon se është mjaft entuziast për këtë gërshetim stilesh. Ky koleksion do të dalë në dyqanet Adidas nga pranvera e vitit të ardhshëm.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF