KreuStil Jetese

Nisja e shkollës: Mësuesit e preferuar të serialeve

Vjeshta për shumëkë lidhet edhe me kthimin në klasa e auditore. Të tjerë kujtojnë me nostalgji jetën shkollore mes shokëve dhe atyre që jemi mësuar t’i pranojmë si prind të dytë, mësuesit. Kanë qenë dhe janë me fat ata të cilët bashkë me respektin kanë patur dhe kanë dashurinë për këtë figurë të rëndesishme të formimit të gjithsecilit. Kur kthejmë kokën pas kujtojmë mësuesit autoritarë dhe ata të dashur. Përtej shkollës, në kujtesë kemi edhe mësuesit që kanë mbetur në mendje përmes serialeve televizive. Ata na kanë bërë të qeshim e të qajmë. Le të kujtojmë disa prej atyre që ne do të dëshironim t’i kishim në shkollë.

Welcome Back, Kotter: Gabe Kotter

Le ta pranojmë, z. Kotter kishte një punë të vështirë. Atij i duhej të merrej me një grup adoleshentësh kokëfortë të cilët bënin më shumë prapësira se sa mësonin. Z. Kotter e përballonte katërshen problematike Epstein, Horshack, Washington dhe Barbarino me humor. Madje ai as nuk mërzitej kur ata hynin në shtëpinë e mësuesit nga shkallët e emergjencës. Aktori Gabe Kaplan, i cili luan rolin e mësuesit Gabe Kotter, i krijoi situatat e komedisë frymëzuar nga nxënësit që kishte njohur në vitet e gjimnazit në Brooklyn.

Fame: Lydia Grant

Debbie Allen ishte mësuesja e egër e kërcimit në dramën televizive “Fame”, debutuar në vitin 1982. Lydia Grant i shtyu nxënësit e saj të Shkollës së Arteve Performuese në New York të bëjnë më të mirën duke i thënë: “Ju kërkoni famë. Por fama e ka një çmim. Dhe pikërisht këtu duhet të filloni të paguani me djersë.” Aktorja Debbie Allen në adoleshencë kishte mësuar në Houston Ballet Foundation. “Kjo gjë më nxiti të bëhem Debbie Allen që çdokush e do.”

The Simpsons: Edna Krabappel

Askush nuk do ta quante znj. Krabappel një mësuese entuziaste. Për disa vite ajo ishte mësuesja e Bart Simpson-it mistrec. Znj. Krabappel shpesh e shfaqte irritimin me të qeshurën e saj dalluese “Ha!”. Bart ishte ai që e kandidoi atë si “Mësuesen e vitit” në një nga episodet, dhe ishte po ai që e nxorri jashtë loje në sezonin tjetër.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF