KreuStil Jetese

Si shkoi Beyonce nga takat tek konversat?

Kurioziteti është maksimal kur bëhet fjalë për këngët, videot, performancat apo dhe për jetën private të Beyonce-s. Në ditëlindjen e saj të 35-të, vetëm pak ditë më parë, këngëtarja vendosi t’u bënte një dhuratë fansave, dhe kjo dhuratë ishte klipi i këngës “Hold up”. Një realizim mjaft i mirë, por siç thonë, e përsosura nuk ekziston. Teksa shijonim videoklipin, vumë re një detaj që na bëri të ngremë një pyetje: harresë apo zgjedhje? E kemi fjalën për paraqitjen e jashtme të Beyonce-s e cila gjatë gjithë klipit është e veshur me një fustan të verdhë Roberto Cavalli i koleksionit vjeshtë 2016 si dhe sandale flatformë Yves Saint Laurent. Këtu nis edhe problemi. Në një sekuencë të videos, ku këngëtarja ngjitet mbi një makinë me një shkop bejsbolli në dorë, veshja e saj ka një ndryshim, takat e larta janë zëvendësuar me konversa. Një pakujdesi e montazhit apo…?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF