KreuStil Jetese

Rregullat që përforcojnë ndjeshëm metabolizmin tuaj!

organicNëse doni të përforconi metabolizmin apo të humbisni peshë në mënyrë të shëndetshme, duhet të ndiqni rreptësisht disa rregulla. Nuk janë të vështira vetëm duhen respektuar rregullisht. Ja cilat janë ato:

Programo vaktet! Mësohu të konsumosh vaktet në të njëjtën orë çdo ditë. Trupi mësohet me këtë mënyrë të ushqyeri dhe shpenzon energji sipas vakteve. Nëse hani jashtë orarit, kjo energji e tepërt do të rezultojë në shëndoshje të tepërt.

Pini sa më shumë lëngje! Një këshillë në dukje banale, por shpesh harrojmë ta bëjmë. Pini sa më shumë ujë dhe lëngje natyrale çdo ditë. Hidratoni trupin dhe ndjeni më pak nevojë për ushqim.

Bulmet sa më shumë! Qumështi në mëngjes nuk diskutohet, por bëni mirë të konsumoni sa më shumë kos, djath, gjalpë dhe çdo lloj bulmeti që mundeni. Ndihmon në djegien e yndyrave dhe dhjamit.

Qendro fizikisht aktiv! Vrap, shëtitje, kërcim apo palestër. Nuk ka rëndësi për sa kohë lëvizni dhe digjni yndyrnat e tepërta dhe vini muskujt në lëvizje.

Zgjohuni herët! Drita e diellit ka një impakt shumë pozitiv në metabolizmin tuaj. Drita e diellit rregullon proceset biologjike dhe është jetike në konsumimin e energjisë.

Përjashtoni zemëherin! Asnjëherë mos hani zemërher apo ndonjë çokollatë jashtë vakteve. Është dhjam i tepërt për trupin tuaj./ BORDO

Tags:

Home Të Reja

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF