KreuStil Jetese

Rita Ora: E emocionuar për pjesëmarrjen në koncertin e Nënë Terezës

Shqiptarja Rita Ora ka qenë e ftuar mbrëmë në spektaklin e njohur amerikan The Tonight Show with Jimmy Fallon.

Ora mes tjerash ka përmendur edhe pjesëmarrjen e saj në koncertin që do të mbahet në Vatikan gjatë javës tjetër, me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë nga vetë Papa.

“Unë jam person shumë shpirtërore, shumë besimatre, por të shkosh e ta takosh Papën është diçka e madhe për mua. Do të ndodhë një mrekulli dhe Nënë Tereza do të shpallet e shenjtë” thotë mes tjerash Ora.

Ajo tregon se mes këngëve që do të këndojë është edhe himni “What Child is This who Laid to Rest”.

Rita do të jetë vetëm njëra prej pjesëmarrëseve në koncertin e madh në Vatikan, ku emra të mëdhenj të muzikës e artit nga mbarë shqiptaria do të nderojnë figurën e Nënës Terezë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF