KreuStil Jetese

Humbje peshe dhe trup të shëndetshëm? Braktisni mishin!

Vegjetarianët humbasin peshë dy herë më shpejt se mishngrënësit. Është ky rezultati i një studimi të kryer së fundmi. Mënyra më e shpejtë sipas dietologëve për të humbur peshë është pikërisht kjo: të heqësh dorë nga ngrënia e mishit. Produktet e mishit zënë rreth një të tretën e kalorive të marra në një ditë. Disa dietologë kryen eksperimente mbi 1 mijë persona dhe rezultatet ishin të pakundërshtueshme. Në muajin e parë ata që hoqën dorë nga mishi humbën 2 kilogramë teksa ata që nuk hoqën dorë nga mishi humbën më pak se 1 kilogram. Diferenca ishte edhe më e ndjeshme te personat elegantë që hiqnin dorë nga mishi në fillim të dietës. Ata humbën më shumë se 2,5 kilogramë. Gjithashtu vegjetarianët marrin shumë më pak proteina të yndyrshme: 12 përqind krahasuar me 39 përqind që marrin mishngrënësit. “Gjithë studimet tona treguan se nëse bëhesh vegjetarian ke më shumë mundëis të humbasësh peshë dhe të kesh një trup të shendetshëm”, tha drejtuesi i këtij studimi. Lee Smith./ BORDO

Tags:

Home Të Reja

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF