Sonia Rykiel është shuar në moshën 86-vjeçare pas një lufte të gjatë me Parkinsonin. Stilistja me famë ndërkombëtare e njohur për dizajnin e trikove ndërroi jetë ditën e djeshme. Ajo ishte cilësuar si “mbretëresha e trikove” për shkak të modeleve të saj mjaft të veçanta dhe shumëngjyrëshe. Stilistja pariziene ndërroi jetë në qytetin e saj të lindjes dhe njoftimi u dha nga e bija, Nathalie. Modelet e saj që kanë përshkuar dy shekuj kanë bërë histori duke merituar titullin e dhënë. Para saj askush nuk e kishte përpunuar leshin me aq shije dhe estetikë. Karriera e saj nisi në mënyrë rastësore por shumë shpejt u bë një fytyrë e njohur ndërkombëtarisht. Ajo nisi krijimin e trikove në shtëpi duke nisur më vonë një revolucion të paprecedentë dhe duke sjellë termin “demode”, jo në kuptimin e parapambetur, por në kuptimin që çdo femër mund të zgjedhë të jetë jashtë mode. “Çdo femër duhet të jetë e lirë të zgjedhë veshjen e saj, pavarësisht modeleve që ofron sistemi i modës”, mendonte ajo. Në kujtim të punës së saj, ne sjellim disa modele që kanë bërë histori dhe shumë prej femrave shqiptare mund t’i kenë veshur, ose i kanë ende në garderobën e tyre./ BORDO
Britney Spears, 34 vjeç, rikthehet në skenë
Rrobat e banjove të preferuara të yjeve
Veshje zyre për të evituar vapën
Vaji i bajames, ideal për lëkurën
Përse na tërheqin thashethemet?
Si të jeni në formë pa shpenzuar shumë para
Kate Middleton, një klon mode i Princeshës Diana
10 filmat më romantik ndër vite
Këshilla për kujdesjen e lëkurës gjatë verës
I kuqi i buzëve: ngjyra e kuqe të guxosh shumë?
Kim Kardashian nuk “përmbahet” më!
Virtuoso paraqet 10 hotelet më luksoze të 2016
Irina Shayk, më sensuale se kurrë!
