Gjatë stinës së nxehtë të verës, sidomos kur jemi në plazh, hidratuesit e lehtë, anti-inflamatorët dhe ushqyesit janë një domosdoshmëri. Por është një përbërës natyror për të cilin nuk keni ju ka vajttur mendja dhe që do ju bëjë të dashuroheni me të. Ky është vaji i kumbullës.
Nje nga avantazhet e këtij vaji është përmbajtja e acideve yndyrore që janë tepër të mirë për lëkurën. Mesa duket kumbullat nuk janë të shëndetshme vetëm kur i konsumojmë, por mund të kemi përfitime prej tyre edhe duke i aplikuar në lëkurë.
Lipidet në indet tuaja që mbajnë qelizat të shëndetshme, kanë nevojë për acidet yndyrore në mënyrë që të kryejnë funksionet normal. Me pak fjalë, acidet yndyrore janë çelësat e një plakjeje sa më të ngadaltë.
Vaji i kumbullës i përmban si acidet yndyrore oleike edhe linoleike, këto acide gjenden edhe te arrat, ullinjtë si dhe në trupin tonë. Ky vaj gjithashtu përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës E, e cila jo vetëm që është super e mirë për lëkurën, por shërben edhe si një mbrojtës natyror dhe për vetë vajin.
Vaji i kumbullës ka një tjetër avantazh ndaj vajrave të tjerë sepse hidraton pa qenë shumë i rënde, duke e bëre perfekt per të gjitha tipet e lëkurave. Madje është tepër i mirë pasi nuk i bllokon poret. Ka aftesi të reduktoje skuqjet dhe acarimet e tjera të lëkurës që shkaktohen nga mungesa e lagështisë apo ndryshimet e temperaturës.
Për këto arsye dhe shumë të tjera ky vaj është përbërës që çdo krem hidratues duhet ta ketë. Duke njohur vetitë fantastike të këtij vaji, ai është zgjedhur si një prej përbërësve kryesorë në kremërat 24 orësh të fytyrës.


Këshilla për kujdesjen e lëkurës gjatë verës

I kuqi i buzëve: ngjyra e kuqe të guxosh shumë?

Kim Kardashian nuk “përmbahet” më!

Virtuoso paraqet 10 hotelet më luksoze të 2016


Irina Shayk, më sensuale se kurrë!





Mashkulli që ka fjetur me motrat Kardashian!


Të martohesh me fustan transparent!

Kylie Jenner i zë vendin Kim Kardashian?

Cilët janë më llafazanë… femrat apo meshkujt?

RIO2016: Kur yjet apasionohen pas atletëve


Si të bëni selfie-t më të bukura
