KreuStil Jetese

RIO2016: Kur yjet apasionohen pas atletëve

Nëse shumë prej familjeve mbretërore apo princërve munguan këtë vit në thirrjen e Lojrave Olimpike, kryesisht për shkak të rreziqeve të lidhura me virusin Zika si Kate Middleton dhe princi William apo Charlene e Monakos, shumë personalitete të tjera nuk munguan në këtë takim sportiv të jashtëzakonshëm.

Mes yjeve që janë shpërngulur në Brazil për të parë Lojrat gjejmë ëngjëllushet e Victoria’s Secret. Alessandra Ambrioso dhe Adriana Lima i janë bashkuar animatorit Ryan Seacrest si korespondenët e rinj të Lojrave Olimpike për rrjetin televiziv NBC.

Por një tjetër element sharmi i LO është braziliania Gisele Bundchen. Topmodelja ka bërë parakalimin më të gjatë të karierës së saj gjatë ceremonisë hapëse në stadiumin Maracana.

Çdo ditë, një numër gjithnjë e më i lartë duartrokasin performancat e atletëve. Ashtu si Matthew McConaughey i shoqëruar nga gruaja e tij Camila Alves, Eddie Redmayne, apo princi Frederick i Danimarkës i shoqëruar nga bashkëshortja.

Për të kompesuar mungesën e tyre shumë yje të tjera kanë zgjedhur rrjetet sociale ku Kate dhe William kanë inkurajuar atletët britanikë me një postim në Twitter. Ndërsa Emily Ratajkowski ka preferuar rrjetin social Instagram për të dhënë një mbështetje, seksi…

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF