KreuStil Jetese

Ky resort ëndrrash ka gjithçka dëshironi dhe një çmim të pabesueshëm!

Ky resort turistik ndodhet në Gjirin Montego në Xhamajkë. Ai përbëhet nga disa vila. Kjo që shihni në foto është Vila Windward. Resorti është vlerësuar ndërkombëtarisht si një ndër më të mirët në botë. Vila ka hapësirë të mjaftueshme për 24 persona. Është e pajisur me sauna, hidromasazh, plazh privat, pishina dhe çdo gjë që mund të imagjinohet. Çmimi i saj është i pabesueshëm. Në periudha normale të vitit kushton vetëm 790 euro personi për shtatë netë. Ndërsa në kulmin e sezonit rritet paksa, por gjithsesi, duke parë luksin e tij kjo shifër është e papërfillshme.