Nga lëngu dhe marmelata deri tek servirja e freskët ose e thatë, boronicat e kuqe janë padyshim një super ushqim që i sjellin përfitime të shumta shëndetit.
Boronicat e kuqe janë një burim i pasur me antioksidues, që mund të parandalojnë një sërë sëmundjesh kronike, duke filluar nga infeksionet e traktit urinar, deri tek parandalimi i sëmundjeve më të rrezikshme, si kanceri i zorrës.
Së fundmi shkencëtarët kanë zbuluar se boronicat e kuqe rrisin gjithashtu metabolizmin, duke i ndihmuar kështu njerëzit të mbajnë trupin në formë. Ato mbrojnë zemrën dhe përmirësojnë sistemin imunitar.
Një studim i ri, i kryer tek kafshët, ka zbuluar se boronicat e kuqe mbrojnë trupin nga infeksionet. Sipas autorit kryesor të studimit, Jeffrey Blumberg, boronicat e kuqe janë të pasura me polifenolë dhe përbërës të tjerë bioaktivë, të cilët ndërveprojnë së bashku dhe ofrojnë një sërë përfitimesh shëndetësore.
Ai thotë gjithashtu se boronicat “mund të sigurojnë funksione antioksiduese dhe anti-inflamatore, që përfiton sistemi kardiovaskulaer, metabolizmi dhe funksioni imunitar”.
Boronicat e kuqe mbajnë nën kontroll gjithashtu tensionin e gjakut, ndërsa lëngu i tij mund të përdoret për të menaxhuar nivelet e glukozës tek pacientët me diabet të tipit 2.

Lojra Olimpike nën ritmin e sambas

Përbërësit e dëmshëm në produkte kozmetike



Le të fillojnë Lojrat e modës!


Si të kuptoni kur dikush ju gënjen


9 modelet që nuk plaken kurrë!

Kanotierja, kapelja verore e vajzave të stilit




Kush janë “Albanian Kardashian”?!

Mosha e këtij “djaloshi” do t’iu befasojë!

Me të kuqe në tapetin e kuq!

Një fustan, 10 dasma, 120 vite

Koleksionet e vitit 2017 të fustaneve të nuseve

