Kapelja e kashtës me majën e sheshtë e zbukuruar me një fjongo (kanotier), shumë e pëlqyer nga Gabrielle Chanel, bën një hyrje të fuqishme këtë sezon në listën e produkteve të domosdoshme të modës. Fillimisht një kapele që dominonte mes marinarëve, sotë e gjejmë mes objekteve verore të vajzave të stilit. Fillimisht kjo tendencë ishte mashkullore, por në vitin 2016, janë vajzat që kanë rikthyer në shijen e ditës këtë kapele të freskët.
Kjo kapele është bërë popullore në botën e Fashion nga Maison Michel, mjeshtri i prodhimit të kapeleve për Chanel, ku mbulon kokën e muzës Chloë Sevigny dhe të aktoreve Diane Kruger dhe Jessica Alba.
Si në qytet ashtu edhe në plazh, anglezja Louise Roe, italiania Chiara Ferragni apo rusja Lena Perminova shfaqin kanotieret e tyre në të gjitha kombinimet duke grumbulluar gjithnjë e më shumë like në Instagram. Avantazhi i kësaj kapele tipike verore është se mund të kombinohet me gjithashka.




Kush janë “Albanian Kardashian”?!

Mosha e këtij “djaloshi” do t’iu befasojë!

Me të kuqe në tapetin e kuq!

Një fustan, 10 dasma, 120 vite

Koleksionet e vitit 2017 të fustaneve të nuseve




Rrobet e plazhit më të bukura të kinemasë



Ledion Liço flet për mbylljen e “The Voice”



Veshja ‘In’, që u përqafua nga VIP-at shqiptarë

