KreuStil Jetese

Kush i ka buzët më të bukura? Nga Jonida tek Armina

Janë parë e riparë nëpër sfilata, street style e sete fotografitë e sërish mbeten ndër veshjet më të dashura, sepse dizajni i tyre është sa sensual aq edhe provokues. Kanë qenë ndër idetë më interesante të modës, dizajni i buzëve, që është bërë i famshëm sa nga stilistja botërore Diane Von Furstenberg, aq edhe nga Au jour le jour. Veshjet me buzë të stampuara në të janë përzgjedhur për t’u veshur ndër vite nga emra të njohur të modës si dhe të ekranit nëpër botë, por edhe në Shqipëri nga dy fashionistet Jonida Maliqi dhe Armina Mevlani.
Në 23 mars të 2007 Paris Hilton është fotografuar me një fustan të DVF i zi me buzë pink të printuara mbi të. Pesë vite më vonë, në shtator të 2012 Kela Walker rikthen këtë fustan, në një fotoshooting për blogun e saj. Në shtator të 2014, i njëjti model fustani është parë i veshur nga Nicky Hilton, motra e Paris Hilton rrugëve të New York-ut. Por ndryshe nga fustani i së motrës, ky i Nicky-it ishte i zi me buzë pink të printuara. Në qershor të vitit 2015 gjatë Tv Show-t të saj, Caitlyn Janner ka vendosur në një nga seritë e saj të shfaqet me fustanin e zi dhe me buzë shumë ngjyrëshe të printuara në të, koleksion i DVF.
Në 30 janar të këti viti, po i njëjti stil fustani qëndron i veshur këndshëm nga Jessica Hart, foto të cilën ajo e ka postuar në llogarinë e saj në Twitter.
Jonida Maliqi u pa me buzët dhe fustanin e saj, Au jour le jour pas sfilatës së fustaneve të nusërisë Geraldina Sposa, në verën e vitit 2015. I njëjti fustan, i preferuar ky edhe nga e famshmja e Vogue Japan, italiania Anna Dello Russo. Kjo e fundit e ka veshur mbi një herë këtë fustan, por edhe veshje të tjera me buzë të stampuara. Nuk ka ngelur pas në këtë drejtim Armina Mevlani, e cila ka zgjedhur buzët e së famshmes Diane Von Furstenberg për t’u prezantuar në tapetin e kuq të Top Fest 2015.
Galeria e fotografive na sjell dhe të tjerë personazhe.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF