KreuStil Jetese

Fakt tronditës! Ja çfarë rrezikoni nga një gotë verë në ditë

wine“Një gotë verë në ditë i bën mirë shëndetit”. Kjo thënie duket se nuk është aq e vërtetë, të paktën duke u bazuar në një studim të fundit që ka nxjerrë të dhëna shqetësuese. Sipas studimit të profesorershës Jennie Connor, një gotë verë në ditë mund të shkaktojë dëme të mëdha, dhe të pariparueshme. Doktoresha thotë se një gotë verë në ditë mund të shkaktojë deri në 7 lloje kancerash të ndryshëm. Tumor në gojë, tumor në fyt, në laring, në ezofag, në mëlçi, në shtyllën kurrizore dhe në gji. Por mjekja thotë se mund të ketë edhe rreziqe të tjera, ende të pazbuluara. Sipas të dhënave të OBSH, numri i të vdekurve nga alkooli është rreth 500 mijë në vit. Profesoresha Connor ka studiuar të dhënat nga 2012 deri më sot dhe rezulton se numri i vdekjeve për shkak të pijeve alkoolike, ku bën pjesë dhe vera, është rritur frikshëm. “Personat që konsumojnë verë çdo ditë kanë 16 përqind mundësi më shumë për t’u prekur nga kanceri i gjirit”, thotë mjekja. Ajo flet edhe për këshillën se vera bën mirë për zemrën. “Rreziku që sjell ajo është shumë më i lartë nga përfitimet që ofron. Konsumojeni vetëm në raste të veçanta dhe jo në përditshmëri”, është këshilla e mjekes. Jennie Connor është një mjeke neozelandeze e specializuar në efektet e alkoolit në organizëm dhe ka mbajtur poste të larta shtetërore për 5 vjet dhe ka qenë shefe departamenti në Universitetin e Otagos për shumë vite./ BORDO

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF