KreuStil Jetese

Muaj mjalti pa mbarim? Ky çift e ka bërë!

Muaji i mjaltit është zakonisht një udhëtim ekzotik dhe u shkurtër për të shijuar ditët pas dasmës. Por jo për këtë çift polak! Larolina dhe Bartek Vudniak kanë bërë një muaj mjalti të “pambarimtë”. Pushimet e tyre në fakt kanë zgjatur më shumë se 200 ditë duke udhëtuar në 40 vende të ndryshme. Ata kanë udhëtuar në shumicën e vendeve të Amerikës Latine, në Astrali dhe Azi. Ata nisën udhëtimin e tyre në fundin e 2015 dhe ende nuk kanë mbaruar “muajin e mjaltit”. Aventura e tyre ka çuditur rrjetin dhe janë bërë shkrime të shumta për ta. “Na mungojnë miqtë dhe familja, por për momentin nuk kemi ndërmen të ndalojmë së udhëtuari”, thotë çifti.