Betim Morina është zgjedhur më i bukuri i vitit në garën e “Miss & Mister Suisse Francophone 2016”, që u mbajt muajin e kaluar në “Theatre Barnabe”, në Lozanë të Zvicrës. Kjo fitore për misterin e parë më prejardhje shqiptare në Zvicër, ia mundësoi që të përfaqëson Zvicrën në “Mister World 2016”. 17 vjeçari Morina tash e sa ditë është duke qëndruar në Britani të Madhe ku është duke u përgatitur për finalen, e cila do të mbahet të martën në mbrëmje. Në fakt po këtë ditë do të bëhet edhe seleksionimi i garuesve ku dhjetë më të mirët do të vazhdojnë garën e finales. Shtatlarti shqiptarë në këtë garë do të sfidojë veten në mesin e meshkujve më të bukur të botës, transmeton albinfo. Hobi i Betimit është futbolli. Një kohë të gjatë ai ishte i angazhuar në disa klube futbollistike për të rinj të Lozanes. Për pjesëmarrjen e Betimit në këtë kompeticion të bukurisë, kanë shkruar edhe mediat zvicerane.












“Atlasi i Bukurisë”: Bukuria është kudo!





10 këpucët ikonike që i kanë rezistuar çdo kohe

Çfarë çanta shpine duan VIP-at?

Çfarë ninulle i këndon Vesa Luma të birit?
