Duket e gjitha si një “luftë” se kush do të dominojë me veshjet e Balmain, kush do të duket më bukur apo kush do të ketë ekskluzivitetin t’i veshë në fillim.
E para ishte Kris Jenner, e cila gjatë një eventi të Magnum në 12 Maj të këtij viti, në Festivalin e 69-të të Kanës, kishte zgjedhur fustanin e shkurtër të zi dhe gold Balmain. Fustani i punuar me temina, me dekolte të hapur e tregonte 60-vjeçaren Kris Jenner të mrekullueshme, duke nxjerrë në pah edhe format e saj. Ajo kishte zgjedhur ta shoqëronte fustanin me një palë sandale të zeza me rripa, ndërsa kishte përdorur një make up të lehtë.
Dy ditë pasi Kris Jenner u fotografua me fustanin, edhe Demi Lovato, e cila zgjodhi të njëjtën veshje në eventin e radios Kiis Fm. Këngëtarja 23-vjeçare e kishte shoqëruar fustanin e Balmain me një palë sandale me platformë të zeza të Giuseppe Zanotti, ndërkohë që kishte përdorur bizhuteri ari.
Familja Kardashian-Jenner njihet tashmë për simpatinë e madhe që kanë për këtë markë, duke zgjedhur veshjet e saj në evente të ndryshme. Ndërkohë që Demi Lovato ka dashur të bëjë një paraqitje ndryshe në tapetin e kuq, duke u veshur nga marka e njohur.
Teksa shohim dy personazhet e njohura të Hollywood-it me të njëjtin fustan të Balmain, revista BORDO konstaton se edhe Sara Hoxha ka vendosur t’i bashkëngjitet atyre. Gjatë eventit të Top Awards, trashëgimtarja e Top Medias, kishte zgjedhur të njëjtin fustan gold dhe të zi. Madje sandalet e saj duken të njëjta me ato të Kris Jenner. Kjo nuk është hera e parë që Sara apo familja e saj mban veshur fustane të Balmain. Megjithëse një zgjedhje e minutave të fundit nga Sara, Balmain i dha shkëlqimin e duhur.




6 këshilla për të qenë elegante edhe në plazh!



Vetitë e pabesueshme kuruese të kanellës!



Mashkulli më seksi në botë? Ja kush është!





Foto nudo i kushton shumë modeles së “Playboy”



Muaj mjalti pa mbarim? Ky çift e ka bërë!

