Kanella ka një sërë vetish kuruese që kanë surprizuar edhe mjekët, ndaj mos e nënvleftësoni atë. Një eksperiment i bërë te minjtë ka treguar se kanella rrit aftësinë e trurit dhe kuron disa sëmundje mjaft të rënda. “Morëm një mi dhe e ushqyem disa ditë me kanellë. Pas një muaji aftësitë e tij njohëse ishin të jashtëzakonshme”, thotë mjeku Kalipada Pahan, shkencëtar në Universitetin e Çikagos. Por cilat janë vetitë kuruese të kanellës? Ajo ka një efekt mjaft pozitiv në aftësinë e perceptimit falë përmbajtjes së benzoatit të sodiumit që gjendet në të. Edhe ajo si çdo substancë nuk duhet të përdoret me sasi të mëdha, por mjekët thonë se se përdorimi normal nuk sjell asnjë dëm. Kanella ka aftësi të jashtëzakonshme në përmirësimin e aktivitetit të mëlçisë dhe të trurit duke rregulluar funksionimin e tyre dhe rritjen e aftësisë së kujtesës. Gjithashtu lufton sëmundjet e Parkinsonit dhe Alzheimerit. Lidhur me këto sëmundje janë kryer eksperimente të shumta duke treguar përmirësim te personat që kanë konsumuar për një muaj rregullisht kanellë. Gjithashtu ka aftësi anti-infiamatore dhe anti-oksiduese. Sasia e rekomanduar e përdorimit është maksimumi 3,5 gramë në ditë, duke e përzjerë me çaj apo me qumësht./ BORDO



Mashkulli më seksi në botë? Ja kush është!





Foto nudo i kushton shumë modeles së “Playboy”



Muaj mjalti pa mbarim? Ky çift e ka bërë!








