Kush do ta ndalojë më Facebook tani? Kjo është pyetja që ngrenë ekspertët e teknologjisë. Në 10 vitet e para të jetës së tij rrjeti social ka thyer rekorde të shumta dhe ka sjellë miliarda për pronarin e tij, Mark Zuckerberg. Por risitë e tij nuk kanë të sosur. Facebook po mendon të shtojë përdoruesit e tij me një mënyrë mjaft origjinale. Duke qenë se aktualisht Facebook ka 1,65 miliardë përdorues, është e vështirë të shtojë shpejt përdoruesit pasi sot pak a shumë të gjithë e dinë se çfarë është FB dhe kanë një llogari në të. Ndaj qëllimi i Zuckerberg është të çojë internetin atje ku nuk është. Dhe për këtë do të vendosë në përdorim shumë shpejt “Shqiponjën”, një dron që do të shpërndajë internet në gjithë vendet ku nuk ka aktualisht për shkak të infrastrukturës apo pamundësisë ekonomike. Aktualisht bazuar në shifra zyrtare, 60 përqind e popullsisë botërore nuk ka akses në internet dhe Zuckerberg ka ndërmend ta ulë ndjeshëm këtë përqindje pikërisht me këta dronë. “Shqiponja” është një avion pa pilot i cili ushqehet me energji diellore, një dron gjigand që vjen vërdallë në qiell dhe shpërndan rrjet wi-fi. Ai është projektuar në “Connectivity Lab” dhe testimet kanë rezultuar pozitive. Droni është testuar duke fluturar 90 minuta në autonomi të plotë. Ai do të mbulojë me internet një rreze prej 100 kilometrash por edhe mund të përmirësohet. Nuk dihet ende data e saktë e lëshimit të tij, por një gjë është e sigurtë: ai do të revolucionarizojë mënyrën e furnizimit me internet dhe do të sjellë fitime kolosale për Zuckerberg./ BORDO


Mashkulli më seksi në botë? Ja kush është!





Foto nudo i kushton shumë modeles së “Playboy”



Muaj mjalti pa mbarim? Ky çift e ka bërë!









