Një himn për jetën. Me të gjitha ngjyrat dhe zërat, me diversitet dhe kontraste, me bukurinë e Gisele dhe me energjinë e muzikës. Rio 2016 hap olimpiadën e tij dhe ëndërron një botë të re, më të gjelbërt, me tolerancë dhe drejtësi.
Një ceremoni prej katër orësh, e mbushur me ritëm dhe kënaqësi. Marakanaja e futbollit u transformua në një skenë të të gjithë globit, me shfaqjen përfundmtare të një sambodromi me stil karnavalesh. Më në fund edhe surpriza: ai që ndezi Flakën Olimpike ishte Vanderlei Lima, maratonisti që u pengua nga një person në Athinë 2004 dhe që i kushtoi medaljen e artë që i vajti më pas Baldinit.
Brazili feston sukseset e tij, por nuk harron as humbjet. Pas historisë së Vanderleit, ishte e gjithë bota me kontradiktat e saj. Ishte Gisele Bundchen, që në versionin e vajzës së Ipanemas bëri stadiumin të këndojë i gjithi, ishte kampioni amerikan Michael Phelps dhe refugjatja siriane Yusri, muzika pop e Brazilit dhe të fuqishmit e botës, mungonin Putin dhe Obama, por mungesa më e madhe ishte ajo e Boltit. Dhe më shumë akoma, atletët dhe ëndrrat e tyre për medalje ari.
Ishte edhe atletja e parë transeksuale, Lea T., vajza e trajnerit të Selecaos, Toniho Cerezo. Ishte një spektakël plot ritëm dhe Marakanaja shpërtheu më pas në samba, ndërkohë që kjo shfaqje u pa nga rreth tre miliardë telespektatorë në të gjithë botën.

Përbërësit e dëmshëm në produkte kozmetike



Le të fillojnë Lojrat e modës!


Si të kuptoni kur dikush ju gënjen


9 modelet që nuk plaken kurrë!

Kanotierja, kapelja verore e vajzave të stilit




Kush janë “Albanian Kardashian”?!

Mosha e këtij “djaloshi” do t’iu befasojë!

Me të kuqe në tapetin e kuq!

Një fustan, 10 dasma, 120 vite

Koleksionet e vitit 2017 të fustaneve të nuseve


