E emëruar drejtoreshë artistike e linjës make-up të Chanel në vitin 2014, Lucia Pica paraqet për vjeshtë 2016 koleksionin e saj të parë të makiazhit. Dy vite pritje që ia vlejnë… produktet janë të gjitha nuanca që rrjedhin nga ngjyra e kuqe.
“E adhuroj të kuqen, ashtu si Coco Chanel, është ngjyra që merr fytyra kur jemi të emocionuar, ajo është natyrale, e lindur për lëkurën”, thekson Lucia Pica, duke shpjeguar përse këtë zgjedhje.
Të kuqet e buzëve lëvizin nga më e errëta në më të zbehtën dhe këto nuanca përsëriten për të gjitha produktet, nga hija me furçë deri tek mascara. Po, po, edhe mascara!
“Për mua, ideja është të krijosh një gamë të plotë, të mbash ngjyrën e kuqe në linjë, nga qepallat deri tek qerpikët”, tregon Lucia Pica.
Sfida është arritur, sikurse tregojnë imazhet e fushatës, ku protagoniste është Kristen Stewart, pamja është e plotë, e fortë dhe e brishtë njëkohësishtë.

“Luftë” të nxehtit duke ngrënë fruta!


Aloe Vera ndihmon në humbjen e peshës!

Black is black!


PAPION, Made in Shkodra!


Ushqime në mikrovalë ? Ja rreziqet që sjellin!



Mos konsumoni pije me gaz!


Lojra Olimpike nën ritmin e sambas

Përbërësit e dëmshëm në produkte kozmetike



Le të fillojnë Lojrat e modës!


Si të kuptoni kur dikush ju gënjen
