Thatësira e lëkurës nuk ndodh vetëm gjatë dimrit. Ajo mund të jetë e tillë gjatë gjithë vitit. Ndonjëherë ndihesh shumë keq ta shohësh lëkurën të thatë, të ashpër. Kur unë shoh veten në pasqyrë ndihem më e vjetër sesa jam në të vërtetë. Njerëzit të cilët kanë lëkurë të yndyrshme priren të duken më të rinj se ata me lëkurë të thatë por edhe ata hasin shumë probleme të tjera. Ndonjeherë lëkura e thatë mund të jetë jashtëzakonisht e dobët.
Zakonisht nuk vihet re në shikim, por në prekje. Nëse nuk trajtohet, lëkura e thatë mund të sjellë shumë probleme siç është dermatiti. Lëkura e thatë ka nevojë për shumë përkujdesje. Shpesh herë irritimi çon në çarje të lëkurës. Është shumë e rëndësishme të përdorni kremin me përbërës natyrorë pasi lëkura kërkon një përkujdesje të veçantë.
1-Larja me ujë të nxehtë e dëmton lëkurën e thatë
Uji i nxehtë mund të largojë yndyrnat nga lëkura por ky veprim nuk është i duhuri për lëkurën e thatë. Nëse vini re se sapo keni dalë nga dushi dhe lëkura juaj është bërë e thatë, direkt duhet të aplikoni kremin në fytyrën dhe trupin tuaj. Zgidhni një krem që përmban përbërësit natyrorë si: dylli i bletës, vaj kamelia, vitamina A dhe E, vanilja, grejpfrut.
2-Përdorni locion për të pasur një lëkurë të hidratuar
Locioni ofron një barrierë mbrojtëse në sipërfaqen e lëkurës e cila mundëson mbrojtje ndaj irritimeve por njëkohësisht lejon lëkurën që të marrë frymë.
3-Përdorni vetëm produkte pa aromë
Produktet me aromë janë tepër të ashpra për lëkurë të ndjeshme dhe të thatë ndaj është mirë ti shmangni ato.
4-Vishni rroba me material mëndafshi ose pambuku
Nuk duhet të vishni rroba me material që ju gërvishtin lëkurën, edhe pse mund t’ju pëlqejnë ato. E bëjnë lëkurën më irrituese.
5-Aplikoni kremin para se të dilni
Nëse gjatë dimrit visheni mirë për tu kujdesur për lëkurën e thatë, gjatë verës lëkura është në kontakt me ajrin përtharës që krijohet dhe nuk duhet të dilni pa aplikuar kremin.
6-Mos përdorni produkte që përbajnë alkool apo acid
Pordouktet që përmbajnë alkool apo acid janë tepër të dëmshme për lëkurën e thatë.
7- Ajrosni ambientin
Nëse ajri në ambientin tuaj është i thatë, atëherë zgjedhja më e mirë është të përdorni kondicionerin për të kontrolluar ajrin e thate.

I kuqi i buzëve: ngjyra e kuqe të guxosh shumë?

Kim Kardashian nuk “përmbahet” më!

Virtuoso paraqet 10 hotelet më luksoze të 2016


Irina Shayk, më sensuale se kurrë!





Mashkulli që ka fjetur me motrat Kardashian!


Të martohesh me fustan transparent!

Kylie Jenner i zë vendin Kim Kardashian?

Cilët janë më llafazanë… femrat apo meshkujt?

RIO2016: Kur yjet apasionohen pas atletëve


Si të bëni selfie-t më të bukura


“Luftë” të nxehtit duke ngrënë fruta!
