KreuStil Jetese

Të martohesh me fustan transparent!

Tashmë një ëngjëllushe më pak në qarkullim! Në çift prej një viti, modelja braziliane Isabeli Fontana dhe këngëtari brazilian i rrokut, Diego Ferrero, u martuan në një plazh privat të maldiveve më 9 gusht. Ëngjëllushja e Victoria’s Secret, 33 vjeç, në këtë ceremoni ishte me këmbët zbathur në uji, veshur me një bikini të bardhë dhe një fustan transparent.

Ky fustan nusërie që është i firmosur Liana Thomaz për markën “Agua de Coco Brazil” dhe i rrethuar nga 10 000 kristale Swarovski dhe me fije ari të bardhë, ka kërkuar më shumë se tre muaj punë.

Nga ana tjetër këngëtari i grupit NX Zero kishte zgjedhur një kostum prej liri të bardhë duke mos vënë në pah ngjyrat e muzikës së tij underground. Për dekorin, dy të dashuruarit kishin zgjedhur një temë tropiko-antik, me një ark prej pergamene në formë zemre duke kaluar nga torta në formën e një kështjelle prej rëre.

Kjo është martesa e tretë për modelen braziljane, që është nënë e dy djemve, Zion dhe Lucas, secili i lindur nga një union i ndryshëm në vitin 2003 dhe 2006. Nga viti 2007 deri në 2012, bukuroshja ishte e fejuar me Rohan Marley, një nga djemtë e Bob Marley, por është me një nga juria e X Factor brazilian me të cilin ajo ka gjetur përfundimisht lumturinë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF