Nderime për duart e vogëla puntore tek Chanel që pritën një publik të gjerë (550 të ftuar) nën anijatën e “Grand Palais”, me një dekor që riprodhon në perfeksion punishtet e shtëpisë. Rrobaqepësit nxitojnë, qepin, presin, rikalojnë dhe qëndisin ndërkohë që modelet sfilojnë nën sytë e mahnitur të spektatorëve që ndjekin sfilatën Haute Couture Chanel vjeshtë-dimër 2016-2017.
Xhaketat janë të gjata, mëngët e shkurtra, pantallonat e prera treçerekshe, jakat mbulohen me saten ndërkohë që aksesorët mbulohen nga lule prej perlash, manaferra dhe sythë të ndryshëm. Një stil krejtësisht Karl…
“Doja forma grafike. Pa i’u referuar një epoke në veçanti, jo më 1970, 1980 apo 1990, por me idenë për të dhënë një paraqitje të re dhe moderne. Me shpatulla gjithnjë të gjera dhe një prerje shpesh herë këndore”, shpjegon stilisti.
Për të ekuilibruar gjithë këta katrorë, flokët janë kapur në formë topuzi kaçurel sipër kokës, të mbajtur nga një fjongo e madhe. Disa qerpikë falso zmadhojnë syrin, ndërsa një tonalitet i mollëzave në të bardhë jep shkëlqim dhe një një pamje mbretërore. Pjesa e fundit mbështetet në motivet e artit të ri krejt bardhë e zi që kujton pikturat e Aubrey Beards, të stampuara në fustanet e mbrëmjeve prej mëndafshi.
78 në 120 stilistë që ka shtëpia franceze ishin të pranishëm në këtë sfilatë. “Publiku i Sfilatave nuk ka asnjëherë mundësinë të shohë pjesën mbrapa dekorit, ato vende ku moda transformon ëndërrat në realitet. Sot, kjo u bë”, buzëqesh stilisti.


Mashkulli që ka fjetur me motrat Kardashian!


Të martohesh me fustan transparent!

Kylie Jenner i zë vendin Kim Kardashian?

Cilët janë më llafazanë… femrat apo meshkujt?

RIO2016: Kur yjet apasionohen pas atletëve


Si të bëni selfie-t më të bukura


“Luftë” të nxehtit duke ngrënë fruta!


Aloe Vera ndihmon në humbjen e peshës!

Black is black!


PAPION, Made in Shkodra!


Ushqime në mikrovalë ? Ja rreziqet që sjellin!

