KreuStil Jetese

I kuqi i buzëve: ngjyra e kuqe të guxosh shumë?

Të guxosh shumë të kuqe? Sipas një studimi të zhvilluar nga marka britanike e kozmetikës Avon, 54 % e anglezeve e mbajnë veten për shumë të “ndrojtur” për të përdorur të kuqin e buzëve ngjyrë të kyqe për ditë.

Në femrat që u anketuan në kuadër të këtij sondazhi, më shumë se gjysma thonë se e kuqa është një ngjyrë shumë e vështirë për t’u mbajtur, në veçanti në vendin e punës. Arsyet e kësaj vështirësie vijnë kryesisht nga karakteri shumë i “komplikuar” i të kuqës, ngjyrë me një histori sa të pasur dhe ambigue në imagjinatën kolektive, por më në veçanti sikleti që krijohet nga shikimi i të tjerëve, që kryesisht e tërheq e kuqa karmen.

Një tjetër rezultat më i habitshëm që del nga ky studim është se 43% e të njëjtave femrave kanë deklaruar se e gjëjnë të papërhtatshme dhe pak profesionale të tërheqësh shikimin e mjekut personal nëse këto mbajnë një të kuq buzësh karmen.

Madje një studim botëror trgon se i kuqi i buzëve i preferuar nga femrat në ambientet e punës dhe në jetën e përdishme është ai ngjyrë rozë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF